ERËZAT
✤ Grup bimësh barishtore një-dhe shumëvjeçare të kultivuara, që hyjnë në perimet e që përdoren të freskëta dhe të thata në sallata ose në gjellë të ndryshme për t’u dhënë erë e për të ndrequr shijen. Kanë vlera të larta ushqimore, janë nxitëse të oreksit, të tretjes, dietike dhe mjekuese.
Në Shqipëri më të përhapura e më të përdorura janë: Majdanozi (Petroselinum crispum, Miller, A.W. Hill) bimë dyvjeçare e familjes ombrellore (Umbelliferae) me këreell të butë e të hollë. me gjethe të vogla, të çara, që rritet e përdoret kudo si erëzë. Ka përmbajtje të lartë të vitaminës C. Kopra (Anethum graveolens, L,), bimë njëvjeçare me kërcell të degëzuar e familjes ombrellore (Umbelliferae) që kultivohet kudo për gjethet e saj të holla me një erë të veçantë e të këndshme, të pasura me vitaminë C,A dhe kripëra minerale. Mendërza ose nenexhiku (Mentha spp), bimë shumëvjeçare e familjes buzore (Labiateae) rne lule të imëta të grumbulluara tufë si kalli, që rritet kudo për gjethet e saj erëdhënëse vezake. Finoku (Foeniculum vulgare, Miller sub sp vulgare), bimë shpesh dyvjeçare e familjes ombrellore (Umbelliferae) me gjethet e poshtme të mishta e të mbledhura si qepë, me lule të vogla të verdha në ombrellë. Selinoja (Apium graveolens, L.), bimë dyvjeçare e familjes ombrellore (Umbelliferae) që rritet në sasi të kufizuar për gjethet erëdhënëse, rrënjët ose bishtakët.
(H.Ç.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Erëzat