ERËMATËSI

(qielli)

Erëtreguesi tregon vetëm drejtimin e erës. Erëmatësi është një mjet i meteorologjisë, që vërtitet sipas drejtimit të erës dhe njëkohësisht mat me saktësi forcën dhe shpejtësinë e saj. Erëtreguesit që vendosen nëpër aeroportet tregojnë njëkohësisht drejtimin e erës dhe forcën e saj. Sa më shumë që erëtreguesi synon të zërë pozicion horizontal, aq më e madhe është forca e erës. Stacionet meteorologjike kanë nevojë për një saktësi më të madhe. Erëmatësi mat forcën dhe shpejtësinë e erës. Shpejtësia shprehet në kilometra në orë.

Qielli – Deti – Toka

[cite]