ERA

(qielli)

Era është ajri që zhvendoset si një rrymë uji. Ajri i ngrohtë është më i lehtë dhe ngjitet lart në qiell. Në të njëjtën kohë ajri që ndodhet rreth e rrotull, përpiqet të zërë vendin që mbetet bosh. Pikërisht nga kjo lëvizje lind era. Era lind nga ndryshimi i dendësisë së shtresave të ndryshme të ajrit. Ajri me presion të lartë, që është më i rëndë, zhvendoset drejt ajrit me presion të ulët, që është më i lehtë, Ka erëra stinore si musonet, erëra të rregullta, si ato që fryjnë nga tropikët drejt ekuatorit ose erëra lokale si shiroku etj.

Qielli – Deti – Toka

[cite]