Erërat tropikale fryjnë rregullisht në brigjet e zonave tropikale, gjatë gjithë vitit dhe në të njëjtin drejtim. Aeroplanët dhe vaporët i shfrytëzojnë këto erëra për të rritur shpejtësinë. Zona tropikale është gjatë gjithë vitit zona më e ngrohtë e rruzullit tokësor. Ajri i mbingrohur nga dielli tropikal ngjitet lart dhe zëvendësohet menjëherë nga ajri më i freskët që vjen nga veriu ose nga jugu. Për shkak të rrotullimit të Tokës, këto erëra të rregullta pësojnë shmangien dhe fryjnë në drejtim verilindje-jugperëndim në veri të ekuatorit, dhe juglindje-veriperëndim në jug të tij. Aeroplanët dhe anijet mundohen t’i shfrytëzojnë këto erëra, prandaj i marrin parasysh kur zgjedhin rrugën që do të ndjekin.
[cite]