Meteorologjia studion motin në të gjitha vendet e rruzullit tokësor. Ajo bën parashikimin e kohës, i cili u duhet punonjësve të bujqësisë, aeroplanëve, anijeve, udhëtarëve etj. Meteorologjia ka për qëllim të parashikojë ndryshimet e kohës sa më saktë që të jetë e mundur. Ajo mbështetet në vëzhgimet e vazhdueshme të kushteve atmosferike: presionit, temperaturës, elektrizimit të ajrit, erërave, shkallës së lagështisë, reshjeve etj. Meqë këto kushte ndryshojnë vazhdimisht, meteorologjia për një kohë të gjatë ka qenë një shkencë jo e saktë. Sot, me ndihmën e informacioneve të mbledhura në të gjitha pikat e rruzullit nga stacionet meteorologjike, nga anijet e nga satelitët artificialë parashikimet e motit janë bërë shumë më të sakta.
[cite]