ERINDI
✤ Fshat në rrethin e Gjirokastrës (VL), në rrugën Gjirokastër-Çajup, në shpatin P të malit të Lunxherisë. Qendër e fshatit të bashkuar, që përfshin edhe fshatrat: Nokovë, Mingul, Gjat dhe Kakoz, popullsia gjithsej 1600. E. është vendbanim i vjetër. Në vendin e quajtur Sjolla ka gjurmë të antikitetit (furrë pjekje për enë balte). Në shek.18-19 E. shtrihej poshtë në luginë. Njësiti guerril u formua në korrik 1942, Këshilli NÇ në tetor 1942. Fshati është djegur disa herë. Në E. kanë lindur Heronjtë e Popullit Misto Mame e Mihal Duri (shih). Kolektivizimi u bë më 1955. E. është qendër e KTL «Misto Mame». Ka drejtim kryesor prodhimin e drithërave, perimeve dhe rritjen e bagëtive të imëta. E. ka shkollë 8-vjeçare, qendër shëndetësore, muzeun e zonës, njësi tregtare e komunale.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Erindi


[cite]