ERA
✤ Lëvizje e ajrit kundrejt sipërfaqes së tokës që shkaktohet nga shpërndarja jo e njëtrajtëshme e trysnisë atmosferike dhe që ka drejtim nga trysnia e lartë drejt më të ultës. E. ka shpejtësi dhe drejtim të caktuar. Në Shqipëri gjatë vitit mbizotërojnë E. që fryjnë nga kuadrati i V dhe pas tyre ato të kuadratit të J. Ndër E. e kuadratit të V më të theksuara janë ato me drejtim VP, ndërsa nga E. e kuadratit të J rastisjen më të madhe e ka JL. Në përgjithësi gjatë verës mbizotërojnë E. që fryjnë nga deti në tokë, ndërsa gjatë dimrit ato me drejtim nga toka në det. E. kanë shpejtësitë më të mëdha në zonat bregdetare të vendit, s: dhe në gryka lumenjsh e qafa malesh. Vlerat e shpejtësisë mesatare vjetore të erës në zonën bregdetare të vendit janë 2.5 deri 3.8 m/sek, ndërsa në zonat e tjera nga 1.6 deri 2.4 m/sek; shpejtësitë më të mëdha në zonën bregdetare janë 35-45 m/sek, kurse në pjesën tjetër të territorit janë 20-35 m/sek. Disa nga E. tipike të vendit kanë edhe emërtime të veçanta lokale, si shiroku, juga, puhitë, murlani (shih) etj.

(A.Mi.—S.J.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Era


[cite]