Etër të Kishës
Etërit e Kishës janë shkrimtarët e vjetër kishtarë, tek të cilët kombinohen këto të dhëna të domosdoshme: 1-Mësimdhënia Ortodokse. 2-Jeta e Shenjtëruar. 3-Njohja nga Kisha. “Atë” është titulli më i nderuar dhe më i respektuar që mund t’i akordojë Kisha një njeriu. Këtë titull ua jep vetëm atyre që kanë shkëlqyer në kulturë, shenjtërim dhe mendim ortodoks. Etër në kohët e vjetra quheshin mësimdhënësit. Në Dhiatën e Vjetër dëgjuesit dhe nxënësit e profetëve quheshin “Etër të nxënësve të tyre”.
Burimi:
• Andrea Llukani (Enciklopedia e Krishterë Ortodokse)
Cite: Ky artikull u publika nga: HonoLulu, me titull "Etër të Kishës," tek Enciklopedia Shqiptare, , https://wiki.shqipopedia.org/et%c3%abr-t%c3%ab-kish%c3%abs.