EUKALIPTI


EUKALIPTI
✤ (Eucaliptus L., Her.). Dru i familjes mërsinore (Myrtaceae) që në Shqipëri paraqitet me dy specie E. camaIdulensis, Denh e E. globulus, Labill. E. është dru me gjethe të qëndrueshme, me erë të këndshme deri 40 m i lartë, me trung të drejtë, me lëvore të lëmuar e që del copa-copa, me gjethe në trajtë drapri që përfundojnë të zgjatura, me lule të vetmuara ose me ombrellë që lulëzojnë gjatë m,uajve maj-qershor. Bën frutin kapsulë deri në 15 mm që piqet në janar-shkurt të vitit të ardhshëm. E. e ka prejardhjen nga Australia, por është i përhapur në të gjitha kontinentet. Në Shqipëri është mbjellë gjatë rrugëve që nga l.Mat e në jug edhe nëpër krahinat bregdetare. Kërkon klimë të ngrohtë mesdhetare, pëlqen çfarëdolloj toke. Ndihnion për tharjen e tokave. Shumëzohet me farë. E. rritet si dru zbukurues gjithmonë i gjelbër nëpër parqe. Druja e E. është e rëndë dhe e qëndrueshme, përdoret për ndërtimin e karrocerive. Gjethet përdoren për të nxjerrë një lloj vaji me erë të këndshme që përdoret disa herë në mjekësi për luftimin e disa sëmundjeve të lëkurës si ekzemat, në bronkitet, për lëngëzimin e nxjerrjen e gëlbazës, në ind. e sapunit e të parfumerisë dhe për përgatitjen e likernave.

(J.V.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Eukalipti


[cite]