EUROKOMUNIZMI ËSHTË ANTIKOMUNIZËM


EUROKOMUNIZMI ËSHTË ANTIKOMUNIZËM
✤ Vepër politiko-filozofike e sh.Enver Hoxha botuar më 1980 ku kritikohet dhe demaskohet eurokomunizmi si një nga rrymat e revizionizmit modern. Në këtë vepër sh. Enver Hoxha zbulon shkaqet sociale të revizionizmit modern në përgjithësi e të eurokomunizmit në veçanti si pjellë ë strategjisë së re të imperializmit dhe shprehje e kapitullimit përpara presionit të tij, si dhe rrënjët ideologjike si ringjallje e ideve oportuniste të Prudonit, Bernshtajnit, Kautskit,

Brauderit, të socialdekracisë së vjeter evropiane: Në vepër sh.Enver Hoxha shpjegon qartë se eurokomunistët janë larguar nga marksizëm-lenimzmi dhe kanë rënë në prehër të borgjezisë, veçanërisht knr e shpallin revolueionin proletar të padëshirueshëm, kur kërkojnë mbrojtjen e makinës shtetërore borgjeze, kur e paraqesin shtetin borgjez si shtet mbiklasor, demokracinë horgjeze si demokraci për të gjithë, kur predikojnë kalimin «demokratik» e «paqësor» në soeializëm nëpërmjet të ashtuquajturave «reforma të strukturës» në kuadrin e kushteve të sotme borgjeze, kur synojnë bashkëpunimin klasor me horgjezinë e partitë e saj në formën e skompromisit historik* e të «bllokut historik të së majtës» etj. Sh.Enver Hoxha thekson se eurokomunistët eein në gjurmët e Kongresit XX të PK të BS kur sulmojnë shoqërinë socialiste, diktaturën e proletariatit dhe predikojnë «socializmin demokratik», i cili nuk është gjë tjetër veçse «shoqëria aktuale borgjeze që sundon në vendin e tyre».

Me fakte dhe argumente të shumta shoku Enver Hoxha provon se në teori partitë e ashtuquajtura eurokomuniste kanë shtrembëruar dhe braktisur marksizëm-leninizmin, kurse në praktikë ato janë shndërruar në vegla të politikës imperialiste, përkrahëse të JfATO-s, TPE dhe Evropës së Bashkuar, ato j^në kthyer në institueione të pushtetit borgjez per të sabotuar revolucionin e për të ruajtur të paprekur kapitalizmin. Eurokomunizmin sh.Enver Hoxha e quan «revizionizëm pa dorashka» sepse del hapur jo vetëm kundër Stalinit, por edhe kundër Leninit e leninizmit dhe përgjithësisht kundër parimeve themelore të marksizëm-leninizmit.

Në mbyllje sh.Enver Hoxha trajton një varg problemesh që kanë të bëjnë me forcipiin e kalitjen e partive revolucionare të klasës punëtore, si puna aë ato duhet të bëjnë me masat e sidomos në radhët e proletariatit për arritjen e unitetit, veprimtaria e tyre në radhët e ushtrisë, tefta që duhet të zhvillojnë si kundër pikëpamjeve oportuniste, ashtu edhe kundër pikëpamjeve sektare etj.

Vepra «Eurokomunizmi është antikomunizëm» është një kontribut i shquar i sh.Enver Hoxha në luftën kundër revizionizmit modern për mbrojtjen e marksizëm-leninizmit, një pasurim i teorisë marksiste-leniniste në bazë të përvojës së pasur të PPSH si dhe të asaj të gjithë lëvizjes komuniste e pxmëtore botërore. Ajo është një armë e fuqishme për demaskimin dhe shpartallimin e plotë të «teorisë» së eurokomunizmit.

(K.A.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Eurokomunizmi Është Antikomunizëm


[cite]