FEDERATA KOMUNISTE BALLKANIKE


FEDERATA KOMUNISTE BALLKANIKE
✤ Organizatë revolucionare që nën udhëheqjen e Kominternit dha nclihmesë të ndjeshme në mëkëmbjen dhe zhvillimin e partive komuniste të Ballkanit e në forcimin e lidhjeve të tyre me masat punonjëse, dhe në rrënjosjen e idesë mbi nevojën e solidaritetit të popujve ballkanikë në luftë për zgjidhjen e detyrave të përbashkëta të çlirimit kombëtar e shoqëror. U krijua mhi bazën e Federatës socialdemokrate të Ballkanit, themeluar më 1910 prej partive socialdemokrate të Bullgarisë. Serbisë, Greqisë dhe të Rumanisë. Më 1919 Federata mori pjesë në krijimin e Internacionales Komuniste dhe, një vit më pas, u bashkua me të dhe u quajt «Federata Komuniste Ballkanikes.

FKB veproi në kuadrin e Internacionales Komuniste dhe nën udhëlieqjen e saj zhvilloi një veprimtari të gjallë për demaskimin e regjimeve fashiste dhe reaksionare në Ballkan, e politikës së tyre shoviniste dhe të ndërhyrjes së Fuqive të Mëdha imperialiste. FKB bëri një punë të madhe për bashkimin e lëvizjeve punëtore, fshatare dhe çlirimtare kombëtare në një front të përbashkët. Ajo popullarizoi në masat punonjëse idenë e bashkimit të popujve të Ballkanit në një Federatë të republikave punëtore-fshatare, Por, siç tregoi edhe koha, krijimi i Federatës Ballkanike ishte pa. ndonjë perspektivë konkrete historike; ajo luajti rol vetëm si parullë për mohilizirnin dhe hashkëpunimin e forcave revolucionare në luftë kundër fashizmit dhe reaksionit në Ballkan.

Në gjysmën e dytë të viteve 20 FKB i kushtoi vëmendje edhe lëvizjes demokratike shqiptare. Më 25 qershor 1924 Presidiumi i FKB dhe Partia Komuniste Italiane u drejtonin një thirrje punëtorëve dhe fshatarëve të shteteve ballkanike dhe popullsisë punonjëse të Shqipërisë ku vlerësohej pozitivisht Revolucioni. i Qershorit 1924 (shih) dhe tërhiqej vëmendja, ndaj detyrës për të siguruar fitoret e arritura dhe për t’i mbrojtur ato nga r’orcat reaksionare të brendslime dhe synimet e bjqive imperialiste. FKB përkrahu sidomos veprimtarinë e KONARE-së dhe të Komitetii të Çlirimit Nacional (shih), si edhe lëvizjen për çlirimin kombëtar e shoqëror të Kosovës. Konferenca VIII e FKB u shpreh njëzëri për krijimin e Partisë Komuniste Shqiptare. Udhëheqësi i FKB, Gjergj Dimitrovi (shih), i ndihmoi homunistët shqiptarë jashtë vendit për organizimin rrenda në Shqipëri të lëvizjes komuniste dhe rër edukimin e bashkimin politik të punëtorëve e ishatarëve. FKB botonte në disa gjuhë revistën «Federata Ballkanike». Në fillim të viteve 30 FKB pushoi veprimtarinë e vet.

(Ko.B.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Federata Komuniste Ballkanike


[cite]