FEDERATA VATRA


FEDERATA VATRA
✤ U krijua më 28 prill 1912 ne kryetar F.S.Nolin (shih) si organizatë politike e të gjithë shqiptarëve të ShBA nga anëtarët e shoqërisë «Besa-Besë» dhe rreth 13 shoqëri të vogla. Krijoi rreth 70 degë të saj. Organi i saj rihte gazeta e përditshme Dielli (shih).

Që nga krijimi e deri në vitin 1925 F.V. ka mbajtur qëndrim patriotik dhe ka përkrahur lëvizien demokratike. Mbështeti fuqimisht Kuvendin Kombëtar të’A/’lorës dhe dërgoi në Shqipëri edhe F-Nolin për të ;dhënë kontributin e tij në shërbim 73 qeverisë të porsakrijuar. Zhvilloi një propagandë të gjerë e të gjithanshme në mbrojtje të ravarësisë e të tërësisë territoriale të Shqipërisë. brganizoi dhe financoi dërgimin e delegacioneve në kryeqytete të Fuqive të Mëdha për mbrojtjen e çështjes shqiptare. Gjatë viteve 1918-1920 F.V. organizoi dërgimin në Shqipëri të mjaft patriotëve që ndihmuan në rimëkëmbjen e shtetit. Me nismën e fondet e saj n krijua «Banda e Vatrës».

Në vitin 1921, pas largimit të F.Nolit për në Shqipëri, kryetar i F.V. u zgjodh Faik Konica. Me gjithë qëndrimin oportunist të këtij, F.V deri në vitin 1925 vazhdoi të ishte zëdhënëse e aspiratave demokratike të masës së të mërguarve shqiptarë dhe luajti një rol të rëndësishëm në luftën politike për vendosjen e një regjimi demokratik në Shqipëri. Pas vitit 1925 nën drejtimin e Faik Konicës u vu në shërbim të regjimit zogist. Kjo solli përçarje në radhët e anëtarëve të F.V. dhe çoi më 1936 në krijimin e dy organizatave me emrin V.: njëra në Boston e drejtuar nga F.Konica dhe tjetra në Detroit e drejtuar nga një grup patriotësh antizogistë. Pas Luftës II Botërore F.Noli u kthye përsëri në F.V. ku u zgjodh president nderi. Në shumë shkrime të «Diellit» nga viti 1944 deri më 1956 u mbajt një qëndrim i drejtë e dashamirës ndaj RP të Shqipërisë.

Prej vitit 1957 me hyrjen në raahët e F.V. të të: arratisurve politikë nga Shqipëria ajo u shndërrua në një organizatë reaksionare, që kaloi në mbrojtje të politikës antishqiptare të qeverisë amerikane. Në vitin 1960 pjesa patriote e F.V. u largua prej saj dhe formoi organizatën patriotike •Bht^përia e lirë». ,

(Më.D.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Federata Vatra


[cite]