FEDERATAT SPORTIVE SHQIPTARE


FEDERATAT SPORTIVE SHQIPTARE
✤ Organizata shoqërore që përfshijnë shoqëri e klube sporrive për një Uoj sporti. Para Çlirimit pati veprimxari të kufizuar Federata Sportive Shqiptare në gjirin e Entit Kombëtar «Djelmënia Shqiptare» fl928),: që drejtonte llojet e sporteve të kohës. Shqipëria ishte anëtare e federatave ndërkombë tare vetëm për futbollin dhe atletikën. Pas Çlirimit u krijua më 1945 Federata Sportive Shqiptare (FSSH) që organizonte dhe drejtonte gjithë lëvizjen sportive. U shkri më 1949, kur u krijuan shoqëritë sportive vullnetare. Me zgjerimin e mëtejshëm të sporteve pas themelimit të BFSSH u vendos ngritja sërish e FSSH. Më 1962 u krijua Federata Shqiptare e Futbollit. Sot ka 4 FSSH në gjirin e BFSSH: për futbollin (FSHF), për sportet e rënda dhe qitjen, për lojërat me dorë, për atletikën (FSHA), si dhe Komisioni Qendror i Shahut, i Çiklizmit, Komisioni Qendror i Notit dhe Shoqata e Turizmit dhe Alpinizmit. Ato drejtojnë e organizojnë gjithë veprimtarite në shkallë kombëtare për sportet, kujdesen për masivitetin dhe mjeshtërinë. Pranë tyrengrihen komisionet për sportet, këshillat e trajnerëve dhe komisionet e gjyqtarëve. FSSH kanë organet e tyre në qendër e në rrethe, emblemën dhe flamurin për secilën. FSSH janë anëtare të federatave ndërkombëtare përkatëse.

(I.B.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Federatat Sportive Shqiptare


[cite]