Feja
Feja është rregulli dhe përpjekja e njeriut për t’u afruar me Perëndinë. Në Dhiatën e Vjetër dashuria e Abrahamit për fenë e tij është më e madhe se ajo që ka për të birin Isakun, të cilin do ta sakrifikonte për Perëndinë. Abrahami është prototipi për ata që besojnë. Në Dhiatën e Re Krishti me pagëzimin e tij hodhi themelet e fesë së krishterë. Apostujt qenë të parët që besuan te feja që predikonte Krishti. Gjatë viteve të aktivitetit publik të Krishtit, apostujt e ndoqën kudo, ndonëse u lëkundën në momentet kritike të vuajtjeve dhe të vdekjes së Mesias, por feja e tyre u ringjall me ringjalljen e Krishtit dhe u përforcua me ardhjen e Shpirtit të Shenjtë.
Burimi:
• Andrea Llukani (Enciklopedia e Krishterë Ortodokse)
Si ta citojmë këtë artikull:
Artikulli me titull "Feja" është marrë nga Shqipopedia:
https://wiki.shqipopedia.org/feja-2