FIER-SHEGANI


FIER-SHEGANI
✤ Fshat në rrethin e Lushnjës (JL). Qendër e fshatit të bashkuar që përfshin edhe fshatrat: Koçaj, Çinar, Çukas, Thana, Murriz-Kozare, Barbullinjë, Sejmenas, Kosovë e Vogël, Jeta e Re, Kashta e Bardhë, Qerres i Ri, Qerres i Vjetër, Stan-Karbunara, popullsia gjithsej 7890 banorë. Këshilli NÇ u ngrit më 20.3.1943. Fshati u çlirua më 18.10.1944. Gjatë Luftës ANÇ u zhvilluan disa beteja, më e përmendura është ajo e Çukasit më 6.10.1944. Kolektivizimi i bujqësisë u bë më 1956. Kooperativa e bashkuar është ngritur më 1959. Ka drejtiifDkryesor prodhimin e drithit, pambukut e duhanit. Rriten vreshtat e ullinjtë. Fshati ka shkollë 8-vjeçare, muze, vatrën e kulturës, qendër shëndetësore, njësi tregtare e komunale.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Fier-Shegani


[cite]