FITOPATOLOGJIA
✤ Shkenca që studion sëmundjet e bimëve dhe masat për luftimin e tyre. Pjesë të saj janë simptomatologjia që merret me përcaktimin e shenjave të veçanta të sëmundjeve, etiologjia që studion shkaqet e shfaqjes së sëmundjeve dhe mekanizmin e zhvillimit të tyre, epifitiologjia që studion mënyrën e përhapjes së sëmundjeve ngjitëse, profilaksia dhe terapia që trajtojnë mënyrat për parandalimin, kufizimin dhe shërimin e sëmundjeve të bimëve.
Si shkencë F. në Shqipëri filloi të zhvillohet vetëm pas Çlirimit. Gjatë këtyre viteve janë kryer shumë studime për biologjinë e sëmundjeve më kryesore si dhe janë përpunuar masat për mënjanimin e dëmeve prej tyre në shkallë repubiike, duke përfshirë edhe masat e karantinës. Për këtë qëllim janë ngritur stacione që merren me sëmundjet e bimëve, krahas punës që bëhet në institutet kërkimore të specializuara për kulturat e ndryshme.. Është ngritur dhe Stacioni i jibrojtjes së Bimëve në Durrës, katedra e mbrojtjes së bimëve në Institutin e Lartë Bujqësor etj.
(A.Pa.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Fitopatologjia
[cite]