Flori dhe Lauri

Flori dhe Lauri Flori dhe Lauri:
(Term nga Kodikët e Shqipërisë)

Martirë të krishtërimit në periudhën e hershme. Ishin vëllezër binjakë dhe jetonin në Kostandinopojë. Pas martirizimit të mësuesve të tyre, Prokul e Maksim, erdhën në Dardani. U vunë në shërbim të sundimtarëve dardanë, të cilët, duke i njohur si mjeshtra të ndërtimit, kërkuan prej tyre ngritjen e një faltoreje. Në fund të punës Flori dhe Lauri ia kushtuan faltoren që ndërtuan Jezu Krishtit dhe e kthyen në kishë. Jetuan në gjysmën e parë të shekullit të 2-të deri në dekadat e para të shekullit të 5-të. “Në asnjë burim mesjetar nuk bëhet fjalë për ugjillizim të shqiptarëve. (Kjo do të thotë se) ky krishtërim ishte bërë në kohë më të hershme” (K. Jireçek). Herë-herë quhen edhe “Floriani e Laurini“.

Lista e fjalëve të fjalorthit
* Kodikët e Shqipërisë

[cite]