Fruti

Me këtë fjalë kuptojmë produktivitetin biologjik të bimëve. Në kohët e lashta njerëzit i kushtonin Perëndisë një pjesë nga prdhimet e tyre bujqësore, derisa vite më vonë u legalizua që një e dhjeta e fruteve të jepej për kishën. Në Dhiatën e Re Krishti mallkoi fikun që nuk jepte frute (Matheu 21,18-19). Në një varg tjetër thuhet: “Sëpata është në rrënjë të drurëve, atë që nuk jep frute do ta presë e do ta hedhë në zjarr” (Matheu 3,10).

Burimi:
• Andrea Llukani (Enciklopedia e Krishterë Ortodokse)

Besimi — Ortodoks

[cite]