(Term nga Kodikët e Shqipërisë)
Në ligjërimin biblik “frytet e zgjedhura“ janë ulliri (për vajin shërimtar, me të cilin lidhet një prej emrave eufemikë të Krishtit-Shëlbuesit), rrushi (për verën, që bashkon besimtarët në Krishtin gjatë meshës) dhe fiku (për ëmbëlsinë, por edhe për faktin se, bashkë me ullirin dhe rrushin, nuk pranoi të bëhet mbret mbi bimët – këtë e pranoi manaferra). Përshkruhen si „fryte të shenjtëruara“ në „Dhjatën e Vjetër“, pjesa „Ngritja e Izraelit“, në formën e një rrëfenje që Joatami ua thotë krerëve të popullit të Izraelit për të gjykuar nëse kanë ditur ta zgjedhin mirë mbretin e tyre. Kulti i ullirit është, megjithatë, më i hershëm se krishtërimi. Në „Dhjatën e re“ fiku u mallkua nga Jezui sepse nuk i dha fryt në ditën që qe i uritur.
Lista e fjalëve të fjalorthit
* Kodikët e Shqipërisë