GEGËRIA


GEGËRIA
✤ Emërtim i përgjithshëm për krahinat etnografike të Shqipërisë së Mesme e Veriore, duke nisur nga krahu i djathtë i l.Shkumbin, të folmet e të cilave përfshihen në dialektin e V. Me kuptim më të ngushtë G. e mirëfilltë ose sipas emërtimit popullor «Malet e Gegëve» përfshinte krahinat nga Shkumbin* deri në lumenjtë e Veleshicës, Mailës së Lurës, Urakës e rrjedhjen e poshtme të Matit, në P deri në bregdet dhe në L deri ku shtrihen historikisht shqiptarët. Termi «Malet» ka kuptimin etnografik të bashkësive ekonomiko-shoqërore (shih Mali). Emri i banorëve Gegë nuk është i përcaktuar prerazi.

Bashkësitë e vogla që morën emrin Nëntë malet e Gegëve qenë: Mati, Martaneshi, Lura, Dibra, Malësia e Tiranës dhe e Krujës, Benda, Tomadhea, Kurbini, Fusha e Arhërit, Çermenika etj. Ky bashkim malesh gjeti shprehje më konkrete në mesjetë, në principatën e Kastriotëve, e cila nën udhëheqjen e Skënderbeut, u bë strumbullari i luftërave çlirimtare të shqiptarëve. Me pushtimin osman, krahinat e vogla që hënin pjesë në gji të saj, nuk mundën ta ruanin më njësinë e mëparshme. Megjithatë ruajtën nga e kaluara disa tradita të përhashkëta të kulturës materiale e të folklorit, disa veçori dialektore etj. dhe emrin e vjetër Malet e Gegëve. Shtrirja e termit G. për gjithë Veriun e Shqipërisë i takon kohës së re.

(Rr.Z.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Gegëria


[cite]