GEJZERI

(toka)

Është një shatërvan ujërash të valuara dhe avujsh uji, që dalin nga toka në zonat vullkanike. Gejzerët shpërthejnë në intervale kohe të rregullta. Nxehtësia e brendshme e Tokës, që ushqen vullkanet, nxeh edhe ujërat e burimeve të nxehta. Për shkak të kësaj nxehtësie shpërthejnë edhe ujërat dhe avujt e valuar të 2000 gejzerëve islandezë. Uji i ftohtë i nëntokës arrin në gurët e nxehtë të zonës vullkanike, nxehet dhe fillon të valojë. Presioni i avullit. e shtyn ujin jashtë dhe kështu gejzeri qetësohet derisa aty vjen një sasi tjetër uji. Pamja e gejzerëve është me të vërtetë interesante.

Qielli – Deti – Toka

[cite]