Gjëndrat yndyrore

Që lëkura të kryejë në rregull funksionet e saj, është e nevojshme që ajo të jetë gjithmonë elastike, e qëndrueshme, e yndyrtë etj. Këtë detyrë e kryejnë disa gjëndra që ndodhen në shtresat e poshtme të dermës.

Çdo qime e lëkurës sonë është e pajisur me një rrënjë që hyn thellë në dermë nëpërmjet një vrimëze. Secila prej këtyre vrimëzave është e bashkuar me një gjëndër yndyrore, që prodhon një lëndë të yndyrtë. Lëngu i yndyrtë mbush gropëzën e rrënjës ku është vendosur qimja, dhe rrjedh gjatë saj derisa dei në sipërfaqe. Është pikërisht kjo lloj lënde yndyrore që e mban lëkurën tonë të butë, elastike e të qëndrueshme, Në disa njerëz lëkura është më e yndyrtë se sa në disa të tjerë. Kjo do të thotë se gjëndrat e tyre prodhojnë më shumë yndyrë. Në ato pjesë të lëkurës që janë pa qime, si p.sh, shputat e duarve, gjëndrat e derdhin lëngun e tyre drejtpërdrejt në sipërfaqe të lëkurës.

Trupi — Ynë

[cite]