GJAKU DHE FUNKSIONET E TIJ

GJAKU DHE FUNKSIONET E TIJ

Të gjithëve na ka takuar të pritemi në një gisht ose diku tjetër dhe kemi vënë re se në vendin e prerë, menjëherë ka filluar të rrjedhë një lëng me ngjyrë të kuqe, Ky është gjaku. Në këto raste tregohet kujdes i veçantë që rrjedhja e gjakut të ndërpritet sa më shpejt. Nga ana tjetër, vetë gjaku ka aftësinë që të mpikset (të koagulojë), kur bie në kontakt me ajrin; kështu rrjedhja ndërpritet. I gjithë ky kujdes dhe këto mekanizma mbrojtës tregojnë se gjaku është një lëng i çmuar, dhe me vlerë për organizmin. Në fakt gjaku kryen funksione shumë të rëndësishme jetësore, prandaj dhe e kanë cilësuar lëngu i jetës.

Gjaku kryen disa funksione. Në radhë të parë, duhet te theksojmë se ai është një mjet transporti. Gjaku është ai që shpie në çdo ind e në çdo qelizë të organizmit lëndët e nevojshme ushqyese dhe oksigjenin, Përpos kësaj, gjaku e pastron organizmin nga mbeturinat e papastërtitë e dëmshme, si p.sh. nga gazi karbonik, e mbron organizmin nga mikrobet dhe nga armiq të tjerë, ruan të pandryshueshme temperaturën e trupit etj.

Trupi — Ynë

[cite]