GJAHU
✤ Kafshët dhe shpendët e egra, që gjuhen për mishin ose lëkurën e tyre, si dhe kur dëmtojnë ekonominë a gjahun e dobishëm. Kafshët dhe shpendët e egra që jetojnë të lira në territorin e RPSSH janë pronë e shtetit. Zakonisht ndahen në Gj. i madh (kaprolli, derri i egër), Gj. i vogël (lepuri i egër, thëllëza e fushës, thëllëza e malit, fazani etj.), Gj. i zonave malore (dhia e egër, gjeli i egër), Gj. i zonave ujore (rosat e egra etj.), Gj. i pyllit (shapka), Gj. për gëzof (dhelpra, qelbësi, lundërza), rrëmbyesit e ditës (fajkoi, shqiponja, skifteri, huta), rrëmbyesit e natës (bufët, kukuvajkat), Gj. me pendë etj. Sipas vendqëndrimit Gj. ndahet në shtegtues dhe joshtegtues.

(A.Pos.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Gjahu


[cite]