GJASHTA
✤ Fshat në rrethin e Sarandës (L) në kryqëzimin e rrugës Sarandë-Delvinë e Sarandë-Vlorë. Është fshat i ri i themeluar në fillim të shek.XX. Më 1974 me Gj. u bashkua edhe fshati Metoq. Është qendër e fshatit të bashkuar që perfshin edhe fshatrat: Çukë, Bajkaj, Palavli (Qafëdardhë), Stjar e Dërmish, popullsia 2700 banorë. Bën pjesë në NB «Vurgu» si sektor i veçantë. Drejtimi kryesor i ekonomisë janë drithërat e bukës, luledielli, perimet, agrumet e hardhia. Gj. ka shkollë 8-vjeçare, kinema, vatër kulture, qendër shëndetësore, njësi tregtare e komunale.
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Gjashta
[cite]