GJEÇOVI SHTJEFËN KOSTANDIN
✤ (Mëhill Kostandin Gjeçi-Kryeziu, 1873-1929). Veprimtar i shquar I lëvizjes atdhetare, etnograf, arkeolog dhe shkrimtar. Lindi nëJanievë, në një familje me prejardhje nga Kryeziu i Pukës. Vazhdoi mësimet në kolegjin feiar të Troshanit (Lezhë) e më pas në Bosnjë. Zhguni i fratit dhe detyrimet ndaj kishës nuk ia ndërruan dot natyrën e një malësori luftarak, me dashuri të flaktë për atdheun, për popullin dhe për kulturën e tij të lashtë. Në Kurbin më 1906 u ngrit me forcë në mbrojtje të luftëtarëve të lirisë, kur shërbente në Gomsiqe të Mirditës, më 1909-1812 mori pjesë gjallërisht në organizimin e kryengritjes antiosmane në ato anë dhe vetë u radhit në çetat e luftëtarëve të lirisë; u ngrit më 1914 me guxim kundër grabitjeve, përdhunimeve e padrejtësive që bënte në popull ushtria pushtuese austro-hungareze; më 1920 mori pjesë në luftën për çlirimin e Vlorës nga pushtuesit italianë. Në Zara të Dalmacisë, nePejë, në Gjakovë luftoi kundër synimeve shkombëtarizuese të serbomëdhenjve ndaj popullsisë e kulturës shqiptare. Për këtë arsye e vranë serbomëdhenjtë në Zym të Gjakovës. Shkrimet letrare e shkencore të Sh.Gj. i përshkojnë ndjenjat e atdhetarisë, idetë e përparimit ‘të vendit nëpërmjet dijes e kulturës. Më 1910 botoi veprën morale-didaktike Agirrd i Gjytetnisë. Është ndër autorët e parë të dramës shqipe me Dashtunia e Atdheut (1901). Në shkrimet e mbetura të pabotuara, ndihen shqetësimet e autorit për problemet kombëtare e shoqërore. («Shqiptari ngadhnjyes» 1904; «Princi i Dibrave apo Mojs Golemi» 1904; «Mënera e Prezës» 1902, «Përkrenarja e Skënderbeut», etj).
Ndihmesën më të rëndësishme Sh.Gj. e dha në fushën e etnografisë. Me një punë shumëvjeçare përgatiti për botim veprën madhore Kanuni i Lekë Dukagjinit (Shkodër, 1933), që e bëri të njohur në botën shkeneore. Ka lënë gjithashtu shkrime të shumta, të botuara e të pabotuara, për doke e zakone të lindjes, të martesës e të vdekjes, për gjëmën, për mikpritjen e besën shqiptare, për përshëndetje e fjalë të urta, por mësë shumti u mor me të drejtën zakonore të popullit tonë. Në punimet e tij bëri përpjekje t’i lidhte mitet e besimet e lashta vendase të popullit tonë me ato trako-ilire e pellazge. U interesua për arkeologjinë, mblodhi disa qindra objekte arkeologjike dhe bëri disa shkrime. në këtë fushë.
(M.Ti.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Gjeçovi Shtjefën Kostandin