GJENDJA CIVILE
✤ Shërbim që kryhet nga zyra të posaçme shtetërore dhe që, nëpërmjet regjistrave të akteve të Gj. C., sigurojnë një evidencë të plotë e të përpiktë të gjendjes civile të shtetasve dhe të lëvizjes demografike të popullsisë, për vërtetimin e marrëdhëndeve juridike midis shtetasve, si dhe midis tyre dhe shtetit socialist. Në këta regjistra dokumentohen lindja, martesa, pavlefshmëria dhe zgjidhja e martesës, birësimi, njohja ose çnjohja e atësisë dhe e mëmësisë, ndërrimi i emrit ose i mbiemrit, vdekja dhe deklarimi i personit të vdekur, dhënia e letërnjoftimit.
(P. Ma.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Gjendja Civile
[cite]