GJEOGRAFIA E HEMISFERAVE TË MËDHA

GJEOGRAFIA E HEMISFERAVE TË MËDHA

Zhvillimi i shkencave të natyrës ka bërë të mundur që hemisferat e mëdha të studiohen me metoda të ndryshme. Studimi i tyre filloi në vitin 1761 nga anatomisti francez Broke. Duke analizuar trurin e një pacienti të tij, i cili, megjithëse dëgjonte mirë, nuk arrinte të fliste, arriti në përfundimin se atij pacienti i ishte dëmtuar korja e lobit ballor të hemisferave.

Lidhja ishte e qartë: zona e lobit ballor e kores ishte qendra e të folurit. Pas këtij zbulimi të madh, në rrjedhën e viteve u bënë edhe shumë zbulime të tjera, që çuan në përcaktimin e qendrave funksionale të kores. Kështu sot është arritur të vizatohet ajo që quhet në mënyrë të figurshme, harta gjeografike e hemisferave të mëdha, në të cilën janë saktësuar 52 qendra funksionale. Ndërtimi i kores është jashtëzakonisht i përsosur. Në të ndodhen bërthama të formuara nga qeliza të specializuara që kanë funksione të veçanta. Kështu, në koren e hemisferës së majtë, ndodhen disa qendra funksionale: në zonën e përparme ndodhet qendra e të folurit shprehës (të artikuluar), në zonën e mesme qendra e të folurit të brendshëm (të kuptuarit), në zonën e pasme ndodhen qendrat e të parit etj.; në zona të tjera të hemisferave të mëdha janë zbuluar -«qendra e dëgjimit», «qendra motore»(të lëvizjes), «qendra e të shkruarit», «qendra e të numëruarit» etj. Deri më sot e gjithë korja e hemisferave të mëdha është e ndarë në 52 fusha funksionale që drejtojnë dhe kontrollojnë veprimtarinë e organizmit. Pikërisht në këto qendra të specializuara vjen informacioni nga organet e shqisave, nga receptorët e lëkurës dhe nga receptorët që ndodhen në brendësi të organizmit. Të gjitha këto qendra e fusha janë të pajisura me qeliza nervore të specializuara. Ato i japin mundësi njeriut të njohë botën që e rrethon e t’u përshtatet kushteve të mjedisit.

Trupi — Ynë

[cite]