GJUHA

Gjuha është një organ muskulor që merr pjesë në formimin e dyshemesë së zgavrës së gojës. Ajo kryen funksione shumë të rëndësishme: merr pjesë në përtypjen dhe në gëlltitjen e ushqimeve, është organ i të folurit dhe i shijes. Duke filluar nga fundi, te gjuha dallojmë tri pjesë kryesore: rrënjën, mesin dhe majën e gjuhës. Pjesa e sipërme e saj, ajo që shikon nga qiellza, quhet kurrizi i gjuhës.

Në mukozën që vesh kurrizin e gjuhës, ndodhen disa kokrriza të vogla që përfundojnë në sipërfaqe nëpërmjet një hapësire të vogël dhe që quhen papila. Ato lidhen me fundet nervore dhe formojnë organin e shijes.

Trupi — Ynë

[cite]