GJEOLOGJIA INXHINIERIKE


GJEOLOGJIA INXHINIERIKE
✤ Degë e shkencave gjeologjike që studion përbërjen, vetitë dhe dukuritë gjeologjike të shtrësave të sipërfaqes së Tokës, kryesisht të truallit, ku bëhen ndërtime të ndryshme. Në Shqipëri Gj.I. u ngritvetëm pas Çlirimit dhe u zhvillua me shpejtësi, sidomos lidhur me zgjidhjen e problemeve për projektimin dhe ndërtimin e veprave të mëdha. Për këtë qëllim u ngrit edhe Ndërmarrja e gjeodezisë dhe gjeologjisë në varësinë e Ministrisë së Ndërtimit, e cila drejton punimet inxhinierike-gjeologjike. Ndër të tjera, ajo ka zgjidhur problemet e ndërlikuara të nyjave hidroenergjetike: e hidrocentraleve të mëdha që janë ndërtuar e ndërtohen në vendin tonë, në kushte të vështira të truallit, si dhe probleme të rëndësishme gjeologjike në sheshe të mëdha ndërtimi të veprave kryesore industriale, në ndërtimin e hekurudhave e rrugëve, në veprat e bonifikimit dhe të ujitjes, në hapjen e minierave etj. Zhvillim kanë marrë studimet inxhinierikegjeologjike edhe për kërkimin e zbulimin e vendburimeve të lëndëve të ndërtimit, sidomos të dheut që përdoret si mbushës në rrugët hekurudhore e automobilistike, në digat e hidrocentraleve dhe në digat e rezervuarëve ujitës. (N.K.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Gjeologjia Inxhinierike


[cite]