GJIN ZENEBISHI
✤ ( ? -1417). Sundimtar i fuqishëm, zotërimet e të cilit përfshinin në çerekun e fundit të shek. XIV Gjirokastrën e rrethe, Dropull e Delvinë, Krahinën e Vajenetisë, dhe shkonin në J deri në afërsitë e Janinës dhe të 1. Gliqi në Çamëri, ku takoheshin me tokat e Despotatit të Artës (shih). Gj.Z. u ndesh në një konflikt të gjatë me despotin serb të Janinës Thoma Preljuboviç i cili thirri kundër tij osmanëi nga Tesalia më 1380 dhe 1382. Këto ishin ndeshjet e para me osmanët në tokat shqiptare. Më 1396 forcat e Gj.Z. bashkë me ato të Gjin Bua Shpatës (shih) shpartalluan në Drisk një ushtri të Evrenoz Beut. Nga ana tjetër Gj.Z. vazhdoi luftën me despotin e ri të Janinës Esau Buondeimonten, ushtria e të cilit u thye më 1399 afër Mesopotamit, kurse ai vetë u zu rob e u mbajt i burgosur në kalanë e Gjirokastrës. Gj.Z. në aleancë me sundimtarë të tjerë shqiptarë, i shkaktoi një disfatë edhe Karl Tokos të Qefalonise më 1412 në betejën e Kranesë. Më në fund Gj.Z. pat konflikte edhe me Venedikun për shkak të konkurrencës që i bënin kriporet e tij të Sajadës tregtisë venedikase me kripën. Këto fitore nuk sollën konsolidimin përfundimtar të sundimit të Zenebishëve, i cili u dëmtua rëndë nga vërshime: e përsëritura të osmanëve. Pas vdekjes së Gj.Z. këta rrethuan Gjirokastrën dhe më 1418 e pushtuan bashkë me një pjesë të zotërimeve të tiera të Z.
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Gjin Zenebishi
[cite]