ZGJIM I SHQIPËRISË
✤ (1909). Gazetë politike, shoqërore e letrare në gjuhën shqipe pjesërisht edhe turqisht. Numri i parë doli më 1. (14).6.1909 në Janinë, vijoi 112 nr. në mënyrë jo të rregullt. E botonin Musa Demi, Kadri Gjata, Naum Naçi, Fehmi Tepelena etj. Zgjim’ i Shqipërisë propagandoi mbrojtjen e çështjes kombëtare shqiptare me luftë të armatosur kundër armiqve të huaj dhe veglave të tyre. Gëzonte popullaritet brenda në Shqipëri dhe jashtë ku kishte shqiptarë të mërguar.
(Ibrahim Hoxha)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Zgjim I Shqipërisë
⌘
[cite]