XOXA JAKOV


XOXA JAKOV
✤ (1923-1979). Romancier dhe tregimtar. Lindi në Fier në një familje nëpunësi, shiccIlën e mesme e kreu në Korçë. Që në hankat e shkollës hyri në Lëvizjen Nacionalçlirimtare. Pasi përfundoi më 1950 jashtë shtetit studimet e larta për letërsi, punoi si gazetar dhe më pas si pedagog në Institutin e Lartë Pedagogjik të Tiranës e në Fakultetin e Historisë e të Filologjisë të UT. Nga viti 1965 iu kushtua tërësisht krijimtarisë letrare.

Në shkrimet e para, skica, reportazhe dhe tregime, të cilat nisi i’s botonte pas Çlirimit, e shfaqi veten tregimtsr i talentuar, me një gjuhë të pasur, të mbështetiix në ligjërimin popullor. Në qendër të tregimeve të tij me temë nga lufta kundër pushtuesve fashistë janë përfaqësuesit e vegjelisë, dashuria e popullit për partizanët («Kurorat e Masar beuts, «Përsheshi i paput», etj). Në një varg tregimesi gjeti pasqyrim rrojtja e mjerë e vegjëlisë myzeqare nën thundrën e bejlerëve dhe revolta e papërmbajtur e bujqve kundër tyre («Njeriu që s’kish parë diell me sy», «Kapedani» etj.) Përahkrimi i gjallë i personazheve, karakteri i të cilëve zbulohet rëndom me anë të një subjekti anekdotik, vizatimi i hollësishëm i mënyrës së jetesës dhe i mjedisit, humori i gëzueshëm janë veçoritë karakteristike të tregimeve të J. X., të eiiat u përmblodhën në vëlimet: «Novela» (1949) dhe «Novela 11» (1958). Shkrimtari e provoi penëën edhe në lëmin e dramaturgjisë.

Vepra më e rëndësishme e J. X. dhe një nga arritjet më të shënuara të letërsisë shqiptare të realizmit socialist është romani Lumi i Vdekur. Pasqyron jetën e rëndë të vegjëlisë myzeqare nën zgjedhën e bejlerëve, të shtetit reaksionar të A. Zogut dhe të reshperëve si dhe zgjimin e ndërgjegjes së luftës kundër kësaj zgjedhe. Me këtë vepër J. X. bëri emër si njohës i thellë i jetës së fshatit shqiptar në të kaluarën. Problematika e rëndësishme, rrokja nga autori në mënyrë të gjerë e realitetit shoqëror, paraqitja e fatit të individit në lidhje të ngushtë me proceset kryesore ekonomike e shoqërore të kohës, vizatimi i personazneve me hotën e tyre të brendshme, i imtësive karakteristike jetësore, gjuha e pasur me fjalë dhe shprehje të bukura popullore, të gjitha këto e bënë romanin një nga veprat ms të lexuara. Pas kësaj vepre shkrimtari e drejtoi vëmendjen te zhvillimet e reja të jetës bashkëkohore. Romani «Juga e bardhë» (1971) flet për forcimin e demokracisë socialiste. Vepra shquhet nga paraqitja me vërtetësi e konflikteve të fshatit të ditëve tona. Në mendimet dhe në veprimet e personazhit kryesor, një drejtuesi të shkëputur nga masat, që vepron në kundërshtim me interesat e kooperativës, autori ka paraqitur në mënyrë të përqëndruar dhe me gjallëri të veçamtë artistike rrezikun e burokratizmit për shoqërin socialiste. Në subjekt i është dhënë vend i rëndë sishëm masës, veprimin e romanit e çon përpar lufta e kooperativistëve për të zhdukur shtrembe rimet burokratike.

Në periudhën e fundit të jetës J. X. nisi një cikël romanesh, ku do të paraqitej historia e venait nga fundi i viteve 30 e deri në ditët e sotme. Nga ky shestim u përmhush vetëm libri «Lulja e Kripës», që u botua më 1982.

Me veprat e tij më të mira që shquhen nga realizmi depërtues, pamjet e gjera epike, skalitja me mjeshtëri e personazheve, stili i rrjedhshëm dhe gjuha e pasur, J. X. zë vend të shquar në historinë e letërsisë shqiptare të realizmit socialist.

(Ko. B.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Xoxa Jakov


[cite]