GJINAJ
✤ Fshat në rrethin e Kukësit, në VL të qytetit të Kukësit, nga e djathta e Drinit të Bardhë. Qendër e fshatit të bashkuar që përfshin edhe fshatrat: Myç-Hasi, Pusi i Thatë, Domaj, Kishaj e Pogaj, popullsia gjithsej 2837 banorë. Dëshmohet si vendbanim që në shek.XVI. Kolektivizimi i bujqësisë u bë më 1958. Gj. është qendër e koop. së bashkuar, formuar më 1965. Ka drejtim kryesor blegtorinë, rritet veçanërisht dhia e Hasit. Gj. ka shkollë 8-vjeçare, muze, shtëpi kulture, qendër shëndetësore, njësi tregtare e komunale.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Gjinaj


[cite]