GJINARI
✤ Fshat në rrethin e Elbasanit (JL). Qenaër e fshatit të bashkuar ku përfshihen edhe fshatrat: Pashtresh, Xibresh, Valësh, Moskarth, Sterstan, Lleshan e Dërstilë, popullsia gjithsej 4228 banorë. Këtu u formua Brigada XVII S. Më 30.9.1944 u mblodh konferenca e Rinisë Komuniste te qarkut dhe u krijua komanda e qarkut. Me 3-4 gusht 1944 u shpartalluan forcat balliste që kishin ndërmarrë një operacion dhe më 5 gusht u çlirua. Në gusht-nëntor 1944 në fshatin Sterstan u vendos baza e teknikës së qarkorit të Partisë për Elbasanin. Gj. bën pjesë në kooperativën e bashkuar me të njëjtin emër. Drejtimi kryesor është prodhimi i drithërave të bukës, i duhanit dhe rritja e bagëtive të imëta. Gj. ka shkollë të mesme bujqësore, muze, spital, njësi tregtare’ e komunale.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Gjinari


[cite]