GJOLIKU JAHO


GJOLIKU JAHO
✤ (1885-1989). Patriot, demokrat revoiucionar, antizogist i vendosur, veprimtar i

shquar i Luftës ANÇ dhe i pushtetit popullor, Hero i Popullit. Lindi në një familje patriotike në Kuç të Kurvëleshit. Qysh në moshë të re mori pjesë në veprimtari patriotike, në Luftën e Vlorës udhëhoqi me guxim çetat e Kurveleshit. Kundërshtar i vendosur i regjimit antipopullor të A.Zogut, u dënua me vdekje prej tij. Pas pushtimit të vendit nga Italia fashiste, përqafoi vijën e PKSH dhe u hodh në rreshtat partizane. Në fillim u caktua komandant i grupit IV të Çamërisë (1943) dhe më pas komandant i Br. VI S (1944), në krye të së cilës mori pjesë në shumë luftime edhe kur Br. VI S e inkuadruar në D. V S e ndoqi armikun jashtë kufijve shtetërorë të atdheut. U shqua kudo si luftëtar e komandant trim dhe i zoti, me shpirt sakrifice dhe besnikëri ndaj popullit e Partisë. Rënia në fushën e nderit e dy bijve të tij partizanë ia shtuan më shumë urrejtjen për armikun dhe dashurinë për atdheun. Populii i Labërisë e quajti «Labi i Kuçe». Pas Çlirimit u ngarkua me detyra të rëndësishme në Ushtrinë Popullore. Anëtar i PPSH më 1949. Deputet në Kuvendin Popullor në disa legjislatura.

(R.P.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Gjoliku Jaho


[cite]