Gjunjëzimi
Gjunjëzimi është qëndrimi në shenjë shprestarie në gjunjë gjatë kohës së lutjes, veprim që tregon përulësi ndaj Perëndisë. Vetë Krishti lutej i gjunjëzuar. Kryesisht gjunjëzimi bëhet gjatë Mbrëmësores së Pendikostisë, kur lexohen uratat në pritje të Shpirtit të Shenjtë. Sipas kanoneve të kishës gjunjëzimi nuk lejohet që nga e Diela e Pashkës deri në të Dielën e Pendikostisë, gjithashtu edhe të dielave. E diela është ditë Ngjalljeje prandaj duhet të jemi në këmbë dhe jo të gjunjëzuar.
Burimi:
• Andrea Llukani (Enciklopedia e Krishterë Ortodokse)
[cite]