GJYKATA E LARTË E RPSSH
✤ Organi më i lartë i drejtësisë në RPSSH. Sipas Kushtetutës (neni 101), qëndron në krye të organeve gjyqësore dhe drejton e kontrollon veprimtarinë e gjykatave. U krijua më 17.5.1945, në hazë të Ligjit mbi organizimin e përkohshëm gjyqësor. Zgjidhet në sesionin e parë të Kuvendit Popullor për katëi vjet, përgjigjet e jep llogari para tij, dhe, midis sesioneve, para Presidiumit të Kuvendit Popullor. Në shkalië të parë Gj.L. gjykon çështje të rëndësishme penale, të cilat kryetari i saj i tërheq mga gjykatat e rretheve. Në shkallë të dytë shqyrtor. ankimet ose protestat kundër vendimeve përfundimtare penale e civile të gjykatave të rretheve, që nuk janë lënë në kompeteneën e këshillave gjyqësore, si dhe kërkesat për mbrojtjen e ligjshmërisë kundër vendimeve të formës së prerë të këshillave gjyqësore të gjykatave të rretheve dhe të kolegjeve të veta.
Gj.L. vepron me anën e tri kolegjeve: penal. civil, ushtarak dhe të Plenumit si forumi më i lartë i saj. Plenumi ka detyra gjyqësore dhe administrative. Nxjerr udhëzime për praktikën gjyqësore, shqyrton kërkesat për mbrojtjen e ligjshmërisë, merr në analizë veprimtarinë e gjykatave. Boton bashkë me Prokurorinë e Përgjithshme revistën Drejtësia Popullore (shih).
(G.Gj.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Gjykata E Lartë E Rpssh
[cite]