Gnosticizëm

Gnosticizëm

(greqisht: γνωστικισμός) Gnosticizëm ka prejardhje greke dhe do të thotë “Njohje”. Fjala gnosticizëm haset edhe në Testamentin e Ri me kuptimin e njohjes së thellë dhe të qëndrueshme të doktrinës kristiane dhe quhet gnosticizmi kristian ose i vërtetë, në dallim nga gnosticizmi pagan ose i rremë, që është një mpleksje misticizmi, me ide të gabuara të huazuara nga paganizmi dhe judaizmi. Gnosticizmi pagan u luftua nga Apotull Pavli në letrën drejtuar Kolosianëve. Me termin gnosticizëm nuk duhet të kuptojmë sistemin e njohjes së vërtetë, por të njohjes së rreme. Gnostikët pretendonin se njihnin thelbin e të gjitha gjërave hyjnore dhe njerëzore dhe se shkenca e tyre është më e vyer se feja kristiane.

Burimi:
• Andrea Llukani (Enciklopedia e Krishterë Ortodokse)

Besimi — Ortodoks

[cite]