GOLAJ
✤ Fshat në rrethin e Kukësit (V), në VP të qytetit të Krumës. Qendër e fshatit të bashkuar që përfshin edhe fshatrat: Dobrunë, Letaj, Nikoliq, Perrollaj, Qarri, Vlahën, Zgjeçi, popullsia gjithsej 5758 banorë. Dëshmohet si vendbanim që në periudhën ilire. Në shek.XVI njihej me emrin Golan. Kolektivizimi i bujqësisë përfundoi më 1963. G. është qendër e koop. së bashkuar «Shote Galicas, formuar më 1965. Ka drejtim kryesor prodhimin e drithërave të bukës e pemëtarinë, rritjen e bagëtive të imëta. Në G. është hapur miniera e bakrit, ka dhe vendburim kromi. G. ka shkollë të mesme bujqësore, shtëpi kulture, qendër shëndetësore, njësi tregtare e komunale.
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Golaj
[cite]