Gnostiku

Gnostiku më i vjetër dhe i pari që u shfaq në kishën kristiane ishte Simon Magu. Veprat e Apostujve na tegojnë se ai u konvertua në kristianizëm në Samari nga Dhjakoni Filip. Konvertimi i tij u provua se ishte nxitur nga motive të huaja për kristianizmin, duke menduar se me përqafimin e fesë kristiane do të fitonte dhuntinë për të bërë çudira. Këtë fuqi u përpoq ta blinte më parë nga Apostull Pjetri, i cili e qortoi rëndë për marrëzinë e tij. Duke u ndarë nga kisha, Simon Magu i ra mbarë e prapë tërë Lindjes, duke përhapur herezinë e tij.

Burimi:
• Andrea Llukani (Enciklopedia e Krishterë Ortodokse)

Besimi — Ortodoks
Persona

[cite]