
GOMSIQA
✤ Fshat në rrethin e Pukës (P). Bën pjesë në fshatin e bashkuar Korthpulë (shih). Në G. më 1930 është bërë greva e punëtorëve që ndërtonin rrugën Pukë-Shkodër. U çlirua në tetor 1944. Kolektivizimi i bujqësisë përfundoi më 1967. Ka drejtim kryesor prodhimin e drithërave, rriten dhe pemët fratore. Në blegtori rriten të imëtat. G. ka shkollë të ciklit të ulët, njësi tregtare e komunale.
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Gomsiqa
Si ta citojmë këtë artikull:
Artikulli me titull "GOMSIQA" është marrë nga Shqipopedia:
https://wiki.shqipopedia.org/gomsiqa