GRAPSHI
✤ Fshat i Dropullit në rrethin e Gjirokastrës (J), buzë rrugës Gjirokastër-Sarandë, në krahun e majtë të luginës së Drinos. Bën pjesë në fshatin e bashkuar Sofratikë (shih). Përmendet si vendbanim që në shek. II p.e.r. Mbi fshat janë rrënojat e vjetra dhe gjurmët e rrugës mesjetare që kalonte në Qafën e Muzinës. Banorët morën pjesë në Luftën ANÇ. G. bën pjesë në KTL të Dropullit të Poshtëm. Ka drejtim kryesor prodhimin e grurit, të misrit e të duhanit. Më 22.3.1978 këtu është organizuar takimi i shokut Enver Hoxha me popullin e Dropullit.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Grapshi


[cite]