Grigor Mulla

Grigor Mulla

shqiptar ortodoks Grigor Mulla (1934- ) ka lindur në Korçë më 1934. Fillimisht ka punuar si shofer sepse nuk i jepej e drejta e studimit. Nëna e tij Olimbi Mulla në kohën që shteti sekuestroi institucionet sociale private nuk u pajtua me ideologjinë komuniste. Emri i Olimbisë ishte shënuar me të kuqe, sepse kishte qenë anëtare e dhimogjerondisë së Korçës. Në vijim Grigori ka studiuar me korrespodencë për matematikë dhe fizikë në Universitetin e Tiranës. Pas përfundimit të studimeve ka punuar si mësues matematike në gjimnazin e Korçës. Grigor Mulla ka kontribuar në ngritjen e disa laboratorëve mësimorë. Në vitet e diktaturës bënte pjesë në grupin e të krishterëve të fshehtë, të cilët vazhdonin shërbesat dhe lutjet. Banesa e familjes Mulla u bë kolimvithër e Siloamit, ku të krishterët zhvillonin takimet e tyre në fshehtësi. Më 17 mars të vitit 1991 në Kishën e “Shën Dëllisë” u zhvillua mbledhja, ku u themelua shoqata “Mbajtësit e Kryqit”, ndër nismëtarët ka qenë edhe Grigor Mulla. Në këtë mbledhje historike kishte pjesëmarrës nga e gjithë Shqipëria, të cilët gjetën mikpritjen e familjeve ortodokse korçare. Familja Mulla ka strehuar Kryeepiskopin Anastas gjatë vizitave që bënte në qytetin e Korçës.

Burimi:
• Andrea Llukani (Enciklopedia e Krishterë Ortodokse)

Besimi — Ortodoks
Persona

[cite]