Grigori V i Kostandinopojës
(greqisht: Γρηγόριος Ε΄ Κων/πόλεως) Grigori V i Kostandinopojës (1745-1821) ka lindur në vitin 1745 në Dimitriana të Peleponezit. Që herët përqafoi jetën monakale në Strofadha. Në vijim ndoqi studimet teologjike në ishullin e Patmos. Më 1788 Grigori u zgjodh mitropolit i Zmirnit, ndërsa në vitin 1797 u fronëzua Patrik Ekumenik. Grigori themeloi një shtëpi botuese, me anën e së cilës zgjoi ndjenjat kombëtare të bashkëkohësve të tij, në kohën kur ata po përgatiteshin për t’u hedhur në kryengritje kundër zgjedhës osmane. Aktiviteti i Grigorit ra në sy të autoriteteve osmane, të cilët e internuan në Kalqedoni dhe më vonë në Malin Athos. Më 1818 u rizgjodh në fronin patriarkal, ku nxiti popullin të hidhej në kryengritje kundër zgjedhës osmane. Kryengritja shpërtheu më 1 shkurt të vitit 1821 në Kostandinopojë. Porta e Lartë urdhëroi Grigorin që të shkishëronte udhëheqësit e kryengritjes, por ky i fundit nuk pranoi. Grigori celebroi liturgjinë e Pashkës më 10 prill 1821 dhe më pas u var në portën e Patriarkanës Ekumenike, e cila qëndron ende e mbyllur edhe sot e kësaj dite.
Burimi:
• Andrea Llukani (Enciklopedia e Krishterë Ortodokse)
Bibliografia:
1-Robert Pelushi, Hieromartiri i shenjtë Grigori V, Patriark i Kostandinopojës, Kambanat, tetor 2007, faqe 10-11.