GUNA
✤ Veshje e rëndë dimri, në trajtën e një manteli të gjerë, prej pëlhure të trashë leshi, e dërstilur, zakonisht në ngjyrat natyrore të leshit, me mëngë dekorative (që nuk visheshin) dhe e pajisur me një kapuç për kokën. Njihej me disa emra: gunë çile (e dhirtë) për barinjtë, gunë larë ose laroshe, tailagane, tamare etj.
Të ngjashme ngafunksioni dhe nga materiaii, por në formë pelerine, ishin disa veshje të tjera dimri që përdoreshin në vise të ndryshme të atdheut, si: përrucl e sharku në Labëri, japanxha e bardhë e burrave në Kosovë, tallagani i grave në Malësinë e Madhe etj.
(A.Gj.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Guna
[cite]