GURI I ZI


GURI I ZI
✤ Fshat në rrethin e Shkodrës (L). Qendër e fshatit të bashkuar që përfshin edhe fshatrat: Gajtani, Ganjolla, Jubani, Kuçi, Mazreku, Rragami, Renci, Sheldija, dhe Vukatana. Emrin fshati e ka ndofta nga një gur i madh që gjendet në qendër të fshatit. G.Z. ka dhënë ndihmesë në Luftën ANÇ. Shtëpitë kanë qenë bazë për partizanët. Më 1956 u krijua koop. bujqësore. Sot bën pjesë në kooperativën e bashkuar me të njëjtin emër; drejtimi kryesor i ekonomisë është prodhimi i grurit, misrit, orizit, duhanit dhe lules së diellit. Fshati ka shkollë 8-vjeçare, vatër kulture, qendrën shëndetësore, kompleksin e stallave të bagëtive dhe të shpendëve, njësi tregtare e komunale.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Guri I Zi


[cite]