HADRIANOPOLI
✤ Qytet i periudhës antike dhe mesjetare afër fshatit Nepravishtë (Gjirokastër). Me këtë emër që lidhet me perandorin romak, Adrianin, përmendet për herë të parë në Tabula Peutingerianen. Shtrihej në një pllajë të thikët trekëndëshe prej 8 ha. Muret rrethuese të shek. IV-III p.e.r. me blloqe guri të latuar përforcohen me kulla e dhëmbëzime. Në shek. I-II qyteti u shpërngul poshtë në fushë, midis fshatrave Sofratikë e Grapsh, dhe u kthye në kryeqendër të luginës. Këtu janë zbuluar një nekropol i pasur, teatri, gjurmë banesash dhe një tempull. Teatri është ndërtuar në shek. V, ka diametër 60 m dhe lartësi 15 m. Shkallarja për 4000 shikues ngrihej mbi një mbushje dheu. Balli dykatësh i skenës me 3 hyrje is’nte i zbukuruar me kolona dhe shtatore mermeri. Në antikitetin e vonë ishte qendër peshkopale. Në shek. V-VI sipas Prokopit të Cezaresë, i riemërtuar Justinianopol (për nder të perandorit bizantin, Justinianit) u shpërngul në vendin e parë. Muret e shek. V-VI qarkojnë veç pllajës dhe
rrafshin
verior në një sipërfaqe prej 12 ha. Për herë të fundit qyteti përmendet në shek. XII te gjeografi arab Al-Idrizi në trajtën Drinopol, trajtë e ruajtur te emri i krahinës së sotme Dropull. (A. B.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Hadrianopoli
[cite]