HARABELI


HARABELI
✤ (Passern brisson). Shpend joshtegtar i familjes së harabelave (Ploceidae) me trup të gjatë 14-16 cm, me puplim në të përhimët, në anën e poshtme më i çelur. Mashkulli dallohet nga femra dhe zogjtë e rinj nga kapuçi ngjyrë hiri, faqet e bardheme dhe gusha e zezë. H. në Shqipëri ndeshet në tri lloje, raë i përhapur është H. i shtëpisë (P. domesticus, L.) që njihet me emrat: trumcak (Shkodër), rabeckë (Korçë, Pogradec), xhixhimës (Përmet), xhaxhif (Berat), zog koteci (Tiranë) etj. H. ka përhapje paleoarktike, është aklimatizuar edhe në Amerikën e V. Në Shqipëri është i përhapur kudo, në qytete e në fshatra, në fusha e në male deri në lartësinë 1100-1200 m. Jeton deri 18 vjet, në tufa ose dhe në çifte. H. ushqehet me fara të egra dhe drithë, ndërsa në periudhën e folezimit kryesisht me insekte dhe larva. H. e ndërton folenë në strehët e ndërtesave, në vrimat e mureve apo iart në drurë. Në fole H. depoziton 3-6 vezë, të cilat i ngroh kryesisht femra për 13-14 ditë. Klloçit 2-3 rrallë 4 palë vezë në vit.

(F. L.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Harabeli


[cite]