HARAPI ZEF
✤ (1891-1948). Shkrimtar. Lindi në Shkodër, punoi si mësues në vendlindje, në Durrës dhe në Kosovë. Botoi në shtypin e kohës artikuj popullarizues me temë historike, kulturore etj. Shkroi romanin «Pushka e tradhtarit» 1914) dhe një sërë veprash dramatike me temë patriotike, si «Oso Kuka», «Flamuri i Shqipnisë do të mbretnojë», «Mustafa Pasha», «Dedë Gjo Luli» etj. që u shfaqën nga grupet amatore në Shkodër në vitet 20-30. Nga dramat u botua verëm «Mustafa Pasha».
(N. J.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Harapi Zef
[cite]